Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur ditën e sotme në Kuçovë.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.