Ka plagë aq të thella sa gjuha i lë pa fjalë. Përdhunimi është një prej tyre”, kështu nis një projekt i “Vogue”, ku janë përfshirë 250 të mbijetuara të luftës.
Projekti afatgjatë nga fotografja dhe aktivistja Jadëiga Brontē, përballet me atë heshtje me qartësi radikale, duke krijuar një hapësirë ku dëshmia, solidariteti dhe dukshmëria bashkohen.
I përbërë nga mbi 250 autoportrete dhe deklarata personale nga të mbijetuarit e dhunës seksuale në të gjithë botën, projekti i reziston logjikës së anonimitetit ose abstraksionit. Çdo pjesëmarrës zgjedh se si të shihet – si të pozojë, çfarë të zbulojë dhe çfarë të thotë. Imazhet janë të prekshme dhe të qeta, herë pas here konfrontuese, gjithmonë dinjitoze, shkruan Vogue, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë projekt është e përfshirë edhe Vasfije Krasniqi Goodman – një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga kriminelët serbë gjatë luftës së fundit.
The post Zëri i të mbijetuarave në “Vogue”: Vasfije Krasniqi ndër 250 gra që thyen heshtjen appeared first on Kosovapost.net.