Zenga për merkaton e Interit: Nuk do ta largoja Luis Henrique për të marrë Perisic

Walter Zenga, ish-portieri i Interit, në analizën e tij për “Sky Sport” komentoi merkaton e klubit zikaltër: “Mendova që do merrnin Perisic për ta kompletuar ekipin. Luis Henrique nuk do ta jepja, edhe pse në ‘San Siro’ e fishkëllejnë, nuk kanë kuptuar.

Perisic për të larguar Luis Henrique? Personalisht nuk do ta bëja këtë, braziliani jep ekuilibër për gjithë skuadrën. Është e vërtetë që Interi sulmon më shumë nga e majta me Dimarco dhe Bastoni, por Luis Henrique sjell shumë ekuilibër djathtas.

Trajneri e kupton këtë dhe prandaj ai vazhdon të luajë titullar. Shumë tifozë nuk e vënë re sepse fokusohen te një lojtar. Duke parë Interin ‘live’, Luis Henrique ka siguruar ekuilibër të madh për të gjithë”.

The post Zenga për merkaton e Interit: Nuk do ta largoja Luis Henrique për të marrë Perisic appeared first on Telesport.