Zeneli pas ftesës: Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë

Besfort Zeneli ka folur hapur për vendimin e tij për të refuzuar një ftesë nga Kosova, duke theksuar dëshirën për të përfaqësuar Suedinë në nivelin ndërkombëtar.

Në një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Zeneli shpjegoi arsyet pas vendimit të tij, duke e vënë theksin te ëndrra e tij për të luajtur për kombëtaren suedeze.

“Kur u ftova nga Kosova, ndjeva sikur doja të mendoja pak më shumë. E dija që nuk do të grumbullohesha në atë kohë për ekipin A të Suedisë, por ndjeva se duhej të mendoja më tej, sepse nëse luaj një ndeshje për Kosovën, do të isha i mbyllur. Nuk doja të mbyllesha. Ndihesha sikur dua të luaj për Suedinë. Nuk e di se kur do ta kisha rastin, por ëndrra ka qenë gjithmonë të luaj për Suedinë”, tha Zeneli.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme, si në Kosovë ashtu edhe në Suedi. Shumë tifozë në Kosovë kanë shprehur keqardhjen që një talent me prejardhje kosovare ka zgjedhur një rrugë tjetër, ndërsa në Suedi vendimi i tij është parë si një shenjë e besimit të tij te mundësitë për të arritur në përfaqësuesen suedeze.

Zeneli ishte pjesë e Kosovës U21, teksa muaj më parë kishte deklaruar publikisht se Kosova është opsioni i dytë për të