Zeneli me leksione për zyrtarët e ZRrE-së: Ku ka interes publik, aty janë gazetarët

Profesori i gazetarisë Alban Zeneli ua ka ri-mësuar zyrtarëve të ZRrE-së atë që ua mëson studentëve në Universitet; Aty ku ka interes publik, aty janë gazetarët.

Zeneli u aka sqaruar përveç tjerash edhe ‘me ligj’ se si funksionon kjo punë. Ky shpjegim erdhi si nevojë, pasi zyrtarë të ZRrE-së tentuan t’i largojnë gazetarët e kamerat nga mbledhja, ku do të flitej për shtrejtimi ne energjisë elektrike.

E plotë:

Zyrtarët e ZRrE-së përdorën sot një trik të njohur, duke tentu ta zhbejnë funksionin e medias në shoqëri, saqë thanë në një rast që gjoja është i ndaluar me ligj incizimi i një takimi zyrtar, të paralajmëruar, e të ftuar nga vet ata. E vërteta është ndryshe.

Zyrtarët që punojnë aty, duhet ta dijnë që gazetarët, kanë të drejtë EDHE të zbulojnë informacione konfidenciale, e lëre më një takim të paralajmëruar si konsultim me palët e interesit, nëse një kusht përmbushet.

Ai kusht ‘mbret’ është interesi publik, i paraparë edhe me nenin 200 të Kodit Penal të Kosovës. E kur jemi te ligjet, zyrtari i ZRrE-së nuk tregoi asnjë ligj që e ndalon këtë xhirimin e takimit. Ndërsa, në rastet e tilla, kolegët gazetarë i ftoj t’i sfidojnë zyrtarët duke i pyetur se cili ligj po shkilet nga incizimi?

Shkurt, kur një temë ka interes publik, që gjykohet si e tillë, bazuar në të mirën e përgjithshme, incizimi është i lejuar.

Kushdo që ka dyshime duhet të ankohet në organet përkatëse të mediave KPM e KMSHK, pastaj në gjykatë. Në atë rast gazetari e media duhet të arsyetoj interesin publik në gjykatë, që në rastin e fundit, është shumë e lehtë.