Mesfushori i Përfaqësuesës së Kosovës, Arbër Zeneli ka ndryshuar skuadër gjatë këtij afati kalimtar, duke kaluar nga liga holandeze, në Ligue 1 të Francës.
Zeneli i është bashkuar skuadrës së Reims, me zyrtarizimin që u bë sot, pasi lojtari gjeti marrëveshjen për pagën e tij.
Pas këtij zyrtarizimi, Zeneli është shprehur shumë i lumtur dhe ka reaguar menjëherë në rrjetin social Instagram.
“Shumë i lumtur me transferimin tek kjo skuadër e mrekullueshme. Koha për synime të reja” ka shkruar Zeneli.
Zeneli ishte asistuesi më i mirë në ligën holandeze, sa paraqitej me skuadrën e Heerenveen.