Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë detaje rreth takimit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve të kryesuar nga Ministri i Punëvë të Brendshme, Agim Veliu.
Zemaj ka thënë se u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.