,

Zemaj: Qeveria Kurti u thur lavde mjekëve derisa shtesat nuk janë askund

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar vendimin për mos-vazhdimin e shtesave të personelit shëndetësor nga Qeveria Kurti.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, shkroi se kjo është një ‘’vlerësim’’ për punën e personelit shëndetësor.

Tutje ai shkroi se Qeveria Kurti i thur lavde atyre derisa shtesat nuk janë askund.

Ky është postimi i plotë:

Edhe një “vlerësim” për punën e personelit shëndetësor në luftën kundër Covid 19, në 100 ditëshin e saj, Qeveria Kurti nuk ua vazhdoi shtesat.

Nesër vazhdojnë t’ju thurin lavde e t’ju thonë “ju jeni krenaria jonë”, e shtesat askund!

Related Posts