Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj, ka kritikua ashpër qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti.
Zemaj mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova hodhi akuza të forta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se paratë e keqpërdoruara nga kjo zyrtarët dhe militantët e kësaj partie përdoren më pas edhe për të blerë vota dhe siguruar mbështetje.
“E kemi parë qysh na ka ndërruar rezultatet edhe në zgjedhjet lokale. Kemi parë edhe në disa komuna se me çka janë fituar, ose janë fituar me punësime të paligjshme, se me program fare fare hiç, ose janë fituar duke financuar ose duke joshur njerëz ose duke ndikuar në votë qe besa edhe tek grupet minoritare”, deklaroi Zemaj në Klan Kosova.










