Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se do të krijojnë një spital portativ vetëm për pacientët me COVID-19.
“Pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”.
“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”.
“Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.