Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj situatës së krijuar me mungesën e materialeve për hemodializë, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë.
Në Debat Plus, ai ka theksuar se problemi nuk është vetëm i ditëve të fundit, por lidhet me një histori të gjatë të keqmenaxhimit dhe furnizimeve të dështuara me barna.
Zemaj tha se kjo krizë është rezultat i kapjes së sistemit nga grupe të caktuara të interesit që ai i quajti “mafia farmaceutike”.
“Kjo që ka dal në sipërfaqe që disa ditë ne media. Është një prej skandaleve në vazhdimësisë që kanë ndodh në këtë sektor. Por, kjo i ka historitë e veta të keqmenaxhimit që i janë bërë me furnizime t keq të barnave këto katër vite. Mos të flas që këtu ka të bëjë me grupe, që unë pikërisht në studio e juaj i kam kujtuar grupe të mafies farmaceutike.
Që kanë krijuar monopol me disa njerëz që kanë emra të përveç dhe që janë përgjegjës politike. Por edhe të pjesës ekzekutive që e kanë kapur sektorin e varfër të shëndetësisë. Edhe i cili ka nuk arritur të jap maksimumin e duhur. Dhe sot jemi në këtë gjende që përballemi me këto sfida (si mungesa e shërbimeve të hemodializës)”, ka thënë Zemaj.










