Zemaj: Ka tentativë të kapjes së Kuvendit, këtë situatë e ka krijuar VV-ja

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ka një tentativë për të kapur edhe institucionin e Kuvendit.

Zemaj ka deklaruar se këtë situatë e ka krijuar VV-ja.

“Roli i presidentes është të bëjë konsultime të ndryshme. Qëndrimi i LDK-së është i qartë. Ne kemi ofruar një zgjidhje që mendojmë se është e domosdoshme, për të kaluar ngërçin politik, për të ofruar institucione. Ka një tentativë edhe të kapjes së institucionit të Kuvendit, dhe kjo është e dëmshme. Po e shihni që në vazhdimësi ka jashtë-kontroll të çmimeve, ushqimeve, barnave, mos të flasim për energji, dhe kjo është thirrje e ndërgjegjes për partinë e parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, situatën e ka krijuar VV-ja që siç duket askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta”, tha Zemaj.