Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit rus me armët e saj, por deri tani nuk ka përdorur armët amerikane me rreze të gjatë për të goditur objektiva të caktuara në Rusi.

Në një deklaratë për mediat, lideri ukrainas theksoi gjithashtu se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj sektorit energjetik rus dhe se nuk do të ketë takime ndërkombëtare në Hungari pa praninë e Ukrainës.

Gjersa ka folur për përdorimin e raketave Tomahawk, ai shtoi se këto armë “ende nuk janë përdorur”, duke nënkuptuar se ato janë në rezervë për momentin.

“Ky është rezultati deri më tani dhe mendoj se nuk është keq”, tha presidenti ukrainas, duke reflektuar për avancimet dhe sfidat në konfliktin e vazhdueshëm.

Theksojmë se SHBA-ja aktualisht po heziton t’i dorëzojë shtetit ukrainas raketat Tomahawk për të sulmuar Rusinë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.