Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke komentuar propozimin e Ukrainës për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara nga SHBA për të mbrojtur qiellin e saj, sugjeroi se presidenti Volodymyr Zelenskyy kishte “filluar luftën”.
Këto komente Trump i bëri gjatë një takimi me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele në Shtëpinë e Bardhë.
Kur u pyet nëse ai kishte diskutuar ofertën e Zelensky për të blerë sisteme Patriot, Trump tha se presidenti ukrainas “gjithmonë kërkon të blejë raketa”.
“Dëgjo, kur filloni një luftë, duhet të dini se mund ta fitoni luftën, apo jo? Ju nuk filloni një luftë kundër dikujt që është 20 herë më i madhi se ju dhe pastaj shpresoni që njerëzit t’ju japin disa raketa”, tha Trump.
Ai gjithashtu theksoi se mburret se ishte ai që i dha Ukrainës sistemet antitank Javelin, që fituan betejën e tyre të parë të madhe, me tanket ruse që ngecën në baltë dhe i shkatërruan me Javelin.
“Ata kishin një shprehje në atë kohë: Obama u dha atyre fletë dhe Trump u dha Javelin”, shtoi presidenti amerikan.