Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet ruse në mbarë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm”, pavarësisht armëpushimit të pjesshëm të dakorduar javën e kaluar. Ai përmendi sulmin me dron gjatë natës në Kyiv, ku të paktën tre persona u vranë, si dhe një sulm rus në qytetin jugor ukrainas Zaporizhzhia, i cili raportohet se vrau një familje prej tre personash të premten mbrëma, raporton The Guardian.
Zelensky, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve para bisedimeve për armëpushim në Arabinë Saudite, shkroi në një postim në X:
“Këto sulme janë një realitet i përditshëm. Vetëm këtë javë, mbi 1,580 bomba ajrore të drejtuara, gati 1,100 dronë sulmues dhe 15 raketa të tipeve të ndryshme janë përdorur kundër popullit tonë”.
“E gjithë kjo armë e përmban të paktën 102,000 komponentë të huaj. Prandaj, sanksionet kundër terroristëve rusë duhet të jenë më efektive. Çdo boshllëk që u lejon atyre ta anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të mbyllet”.
“Duhet të merren vendime të reja dhe të ushtrohet presion i ri ndaj Moskës për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte. Ne duhet të forcojmë Ukrainën dhe ushtrinë tonë – me më shumë sisteme mbrojtjeje ajrore dhe mbështetje të vërtetë. I falënderoj të gjithë partnerët që e kuptojnë këtë dhe vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”.