Zelensky thotë se opsioni i anëtarësimit të Ukrainës në NATO është “ende në tryezë”

Anëtarët evropianë të aleancës ushtarake ende e mbështesin këtë qëllim

Volodymyr Zelensky po mban një fjalim në prag të përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë të Rusisë, duke përmbyllur forumin “Ukraina: Viti 2025” në Kyiv.

Ai tha se është i fokusuar në sigurinë e Ukrainës tani, jo pas 20 vitesh.

Presidenti ukrainas përsëriti dëshirën e tij për garanci sigurie për ta vendosur Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme gjatë të ashtuquajturave bisedime të paqes.

Udhëheqësi ukrainas tha se NATO “është opsioni më i lirë” dhe tha se është “ende në tryezë” edhe pse Rusia ka thënë se bashkimi i Ukrainës me aleancën mbrojtëse do të përbënte një “kërcënim të drejtpërdrejtë” për të.

Ai këmbëngul se një marrëveshje e bërë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës në bisedime nuk do të njihej.

Anëtarët evropianë të aleancës ushtarake ende e mbështesin këtë qëllim (të paktën publikisht), por Washington-i duket se e ka hequr atë nga tavolina për momentin, së bashku me shpresat e Ukrainës për të rimarrë 20 për qind të territorit të saj të kapur nga Rusia.

Në mungesë të anëtarësimit në NATO, Zelensky ka thënë se më shumë se 100 mijë trupa evropiane mund të nevojiten në Ukrainë për të garantuar që luftimet të mos fillojnë përsëri pas ndonjë armëpushimi të mundshëm.