Zelensky thotë se nga sulmi rus në një qytet ukrainas u vranë 14 persona, mes tyre gjashtë fëmijë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia e ka sulmuar një qytet të zakonshëm ukrainas, duke lënë të vdekur 14 njerëz, mes tyre gjashtë fëmijë.

Zelensky pas këtij sulmi tha se Rusia nuk do armëpushim dhe e gjithë bota mund ta shoh këtë.

“Çdo raketë, çdo dron sulmues dëshmon se Rusia dëshiron vetëm luftë. Amerika, Evropa, të gjithë të tjerët në botë kanë kapacitet të mjaftueshëm për ta detyruar Rusinë të heqë dorë nga terrori dhe lufta”, shkroi Zelensky.

Më tej, ai tha se ajo që duhet të sigurohet dhe që nevojitet është paqja mes Ukrainës dhe Rusisë.