Zelensky thotë se bisedimet ShBA-Ukrainë do të zhvillohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se negociatorët ukrainas do të takohen me zyrtarë amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme, raporton BBC..

Të hënën e ardhshme, kam planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë“, thotë ai në një postim në rrjetet sociale.