Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të hënën do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington D.C. Kjo deklaratë vjen pas një “bisedë të gjatë dhe përmbajtësore” që Zelensky pati me Trumpin, si dhe me liderë evropianë për t’i informuar lidhur me samitin e zhvilluar në Alaska.
“Ukraina rikonfirmon gatishmërinë e saj për të punuar me përkushtimin maksimal për të arritur paqen. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me liderin rus dhe pikat kryesore të diskutimit të tyre. Është e rëndësishme që fuqia e Amerikës të ketë ndikim në zhvillimin e situatës,” tha Zelensky në një deklaratë të shtunën – e para që nga takimi në Alaska, nga i cili ai ishte përjashtuar.
“Të hënën, do të takohem me Presidentin Trump në Uashington, D.C., për të diskutuar të gjitha detajet që lidhen me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën,” shtoi ai.
The post Zelensky: Të hënën takohem me presidentin Trump në Uashington appeared first on Kosovapost.net.