Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës ndaj rafinerive në Rusi kanë ulur kapacitetin e rafinimit të naftës të Moskës me 20 për qind.
Ai është shprehur se mbi 90 për qind e këtyre sulmeve të thella u kryen nga armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë, raporton Sky News.
Zelensky gjithashtu u shpreh se Ukraina ka nevojë për ndihmë shtesë financiare të huaja për të prodhuar më shumë prej tyre.
“Ne thjesht duhet të punojmë për këtë çdo ditë”, ka shtuar presidenti ukrainas.










