Zelensky: Rusia synon gjithçka që mbështet jetën civile në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nata e kaluar ishte “një tjetër e trazuar” për Ukrainën.

Ai përsërit raportimet disa persona u plagosën pas një sulmi të madh në Kamianske dhe thotë se sulme të tjera ndodhën në rajonet Sumy, Kharkiv dhe Chernihiv.

“Objektivat janë infrastruktura jonë kritike – gjithçka që mbështet jetën e zakonshme civile”, thotë Zelensky.

“Fakti që rusët vazhdojnë të synojnë objektet e energjisë dhe civilët tregon edhe një herë se presioni është ende i pamjaftueshëm”, tha Zelensky.

Ukrainasi u bëri thirrje ShBA-së, Evropës dhe vendeve të G7-ës që të “vazhdojnë sanksionet dhe përpjekjet e tyre tarifore mbi tregtinë dhe financat ruse të energjisë” dhe të “marrin një vendim mbi asetet e ngrira të Rusisë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.