Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologut rus, Vladimir Putinit.
Presidenti ukrainas tha fillimisht se shpreson që Trumpi ta informojë për detajet e bisedës, por shtoi se mbështet propozimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë
Ai theksoi se Ukraina do të mbështeste çdo ide që çon në një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, por se një armëpushim i pakushtëzuar do të ishte një hap më i mirë përpara.
Megjithatë, lideri ukrainas paralajmëroi se bisedimet për Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Kievit, nuk do të sjellin rezultate, shkruan skynews.
Lidhur me ofertën e Rusisë për të liruar 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, Zelensky tha se lirimi i të gjithë të burgosurve do të ishte mënyra e vërtetë që Rusia të tregonte seriozitetin për bisedimet e paqes.
Sa i përket kërkesës së Putinit për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së informacioneve të inteligjencës nga vendet e huaja, Zelensky tha se aleatët e Ukrainës nuk do ta pranonin kurrë një lëvizje të tillë dhe se ai shpreson që të vazhdojnë furnizimet nga aleatët.
Ai shtoi se kjo kërkesë është thjesht një përpjekje e Putinit për të dobësuar Ukrainën.
Lideri ukrainas gjithashtu tha se forcat kanë vlerësuar se Rusia po përgatit ofensiva të reja në disa rajone – konkretisht në Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhzhia – për të rritur presionin mbi Kievin.
Ndryshe, Trump ka deklaruar se do të bisedojë edhe me Zelenskyn pas telefonatës me Putinin