Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka komentuar në rrjetet sociale për sulmet me dronë të Ukrainës në Rusi të dielën. Ai ka komentuar sulmet në një fushë ajrore në Siberi ku pretendohet se janë shkatërruar 40 bombardues rusë.
Ai ka thënë se operacioni ka pasur rezultat të shkëlqyer dhe është e arritur vetëm ne Ukrainës.
“Një vit, gjashtë muaj e nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efikas. Operacioni ynë më afatgjatë. Njerëzit tanë të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë”, ka thënë Zelensky, raporton“BBC”.
Zelensky tha se u takua me kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), gjeneralin Vasyl Malikun, dhe i kërkoi të zbulonte detajet dhe rezultatet e operacionit për publikun.
“Sigurisht jo çdo gjë mund të bëhet publike këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, ka thënë Zelensky.
“Ukraina po mbron veten dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte. Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë. Lavdi Ukrainës!” – ka thënë Zelensky.
Ai tha se baza e operacionit ishte shumë pranë zyrave të Shërbimit të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Ai tha se u përdorën 117 dronë. Tha se çdo dron kishte pilotin e vet.
“Gjëja më interesante – dhe tashmë mund ta themi publikisht – është se ‘zyra’ e operacionit tonë në territorin rus ndodhej pikërisht pranë FSB-së së Rusisë në një nga rajonet e tyre”, ka thënë Zelensky.
Ai ka pretenduar se 34 për qind e transportuesve të raketave lundruese ruse në fushat ajrore të shënjestruara u goditën.