Zelensky njofton takim me liderë evropianë nga “Koalicioni i Vullnetit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar së të shtunën do të zhvillohet një takim në Ukrainë me liderët evropianë nga “Koalicioni i Vullnetit”.

“Në Ukrainë, ne po përgatitemi gjithashtu të takohemi me udhëheqësit e koalicionit të vullnetit.. Nesër kemi takime”, ka thënë Zelensky, pa dhënë detaje se kush do të marrë pjesë.

Tutje ndërsa ka folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën, lideri ukrainas ka thënë se vendit i duhet ky koalicion.

“Ne kemi nevojë për këtë koalicion dhe duhet që ai të jetë mjaftueshëm i fortë për të garantuar sigurinë në mënyrën për të cilën biem dakord të gjithë,” është shprehur Zelensky.

Kujtojmë se “Koalicioni i Vullnetit” është një grup prej mbi 30 shtetesh që janë angazhuar në mbështetje të fortë për Ukrainën, duke përfshirë angazhime për të kontribuar në një forcë paqeruajtëse nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë. Ky koalicion u shpall në mars 2025 nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një samiti në Londër me moton “Sigurimi i të ardhmes sonë”.