Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit mbrëmë në një video të postuar në rrjete sociale, duke thënë se Rusia ende nuk i është përgjigjur propozimit për armëpushim dhe një takim të drejtpërdrejtë mes dy presidentëve në Stamboll.
“Sapo fola me presidentin Erdogan. Ishte një bisedë thelbësore. I jam mirënjohës për mbështetjen e tij. Rikonfirmova gatishmërinë e Ukrainës për një dialog të drejtpërdrejtë dhe thelbësor me Putinin. Ukraina ka mbështetur gjithmonë diplomacinë. Unë jam gati të jem në Turqi”, tha Zelensky.
“Fatkeqësisht, bota nuk ka marrë ende një përgjigje të qartë nga Rusia ndaj propozimeve të shumta për një armëpushim. Rusët ende po bombardojnë dhe sulmojnë. Moska ka heshtur gjatë gjithë ditës në lidhje me propozimin për një takim të drejtpërdrejtë. Kjo heshtje është mjaft e çuditshme. Por Rusia do t’i duhet t’i japë fund kësaj lufte në një mënyrë ose në një tjetër dhe do të ishte më mirë nëse do ta bënte këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ka kuptim të vazhdohet.”
i se Turqia është e gatshme të presë takimin dhe se është e rëndësishme që edhe presidenti amerikan Donald Trump e mbështeti idenë e bisedimeve.
“Ne do të donim që presidenti Trump të ishte gjithashtu në Turqi”, tha lideri ukrainas.
“Ukraina nuk e deshi këtë luftë, asnjë sekondë që kur filloi. Së bashku me partnerët tanë, ne po punojmë për të garantuar sigurinë, për të ndërtuar themele të forta për paqen dhe për të ndërmarrë hapa për ta bërë diplomacinë vërtet efektive”, përfundoi ai.