Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Shqipëri.
Ai zbriti në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së enjtes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Zelensky nesër bashkë edhe me shumë liderë botërorë do të marrin pjesë në Samitin e Komitetit Politik, që mbahet në Tiranë.
Ky samit, pritet të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Fokus të veçantë ky organizim do ta ketë tema si: integrimi evropian, siguria, energjia dhe zhvillimi ekonomik.