Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka hedhur poshtë propozimin 3 ditor të Rusisë për armëpushim, duke e quajtur atë teatral, dhe në vend të kësaj sugjeron një armëpushim njëmujor, raportojnë mediat ukrainase.
“Një armëpushim pa kushte është modeli i propozuar nga amerikanët. Ne po e ndjekim atë model. Qoftë nëse fillon në atë datë apo në një tjetër – idealisht më herët. Po, le të përpiqemi për 30 ditë. Pse një armëpushim 30-ditor? Sepse është e pamundur të arrish ndonjë marrëveshje në tre, pesë apo edhe shtatë ditë”, u tha Zelenskyy gazetarëve të shtunën.
Presidenti rus, Vlamdimir Putin kishte propozuar një armëpushim nga 7 deri më 9 maj, kur përfaqësuesit e huaj do të ftohen në paradën vjetore të Ditës së Fitores në Moskë. Zelenskyy tha se nuk do të ishte në gjendje të garantonte sigurinë e pjesëmarrësve në paradë. / Klankosova.tv