Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke falënderuar aleatët evropianë për mbështetjen e tyre.
Në mesazhin e shpërndarë në X ka thënë se javëve të fundit, vendet evropiane kanë marrë vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën, raporton Sky News.
“Paketa të reja të mbrojtjes, mbrojtja ajrore e forcuar dhe akoma më shumë investime në industrinë tonë të mbrojtjes.”
“Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane kanë marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.
“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që, së bashku me Ukrainën, sjellin paqen më afër për të gjithë njerëzit tanë çdo ditë”, është shprehur presidenti ukrainas.