“Rusia donte të na rrethonte, por forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka për të asgjësuar armikun”, theksoi lideri ukrainas.
Pas kundërofensivës së forcave të armatosura ukrainase në zonën e Dobropillia-s dhe asaj të Pokrovsk-ut, 330 kilometra katrorë janë rikthyer nën kontrollin e Kievit dhe 170 prej tyre janë “plotësisht të çliruar” nga trupat ruse.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur për gazetarët.
“Rusia donte të na rrethonte, por forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka për të asgjësuar armikun”, theksoi lideri ukrainas. “Nuk është e lehtë të flasësh për sukses kur jemi në mbrojtje”, vijoi Zelensky, “por besoj se ky është një sukses i forcave të armatosura ukrainase”.
Forcat e Armatosura Ruse, nga ana tjetër, kanë pretenduar kapjen e fshatit Berezove, në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës.
“Njësitë e Grupit të Forcave Vostok vazhduan të përparonin thellë në mbrojtjet e armikut dhe çliruan fshatin Berezove në rajonin e Dnipropetrovskit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një raport të përditshëm.