Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se do të zhvillojë takime në Turqi nesër, ndërsa ekipi i tij përgatitet të “ringjallë negociatat” për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky theksoi se Ukraina ka “zhvilluar zgjidhje që do t’ua propozojmë partnerëve tanë”.
“Të bësh gjithçka që është e mundur për ta afruar fundin e luftës është përparësia kryesore e Ukrainës”, tha ai.
Gjithashtu bëri të ditur se po kërkon gjithashtu një rifillim të shkëmbimeve të të burgosurve me Moskën.
Zelensky është sot në Spanjë, ku pritet të takohet me kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez.











