Zelensky: Çështja e territorit është e ndërlikuar, duhet diskutuar më vonë

Volodymyr Zelensky thotë se aleatët e Kievit janë të interesuar për një ushtri të fortë ukrainase.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin ukrainas këtë pasdite, ai tha se nuk e di se çfarë u diskutua në Moskë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

Zelensky u shpreh se çështja e territorit është “e ndërlikuar” dhe duhet diskutuar më vonë.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin tha një ditë më herët se ai pajtohet në parim me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, por shtoi se “ka disa nuanca” sikurse dërgesat e armëve perëndimore në Kiev, që ai dëshiron që t’i adresojë fillimisht.

Udhëheqësi rus po ashtu tha se çdo marrëveshje duhet të çojë në një paqe afatgjatë që do të adresonte arsyet “thelbësore” për luftën – me gjasë referencë për zgjerimin e NATO-s.