Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensku ka falënderuar homologun e tij amerikan, Donald Trump për pritjen dhe tha se shpreson që bisedimet të “sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”.
I pyetur pse donte të vinte në Florida për të takuar Trumpin, ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi i sotëm ka të bëjë me diskutimet mbi strategjitë për të çuar përpara planin, transmeton Klankosova.tv.










