Zeka: Vlorën e kisha ba presidente të ‘Shqipërisë së Madhe’, me kusht me më pas mua këshilltar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka hedhur propozime se kush do të mund të ishte president i ‘Shqipërisë së Madhe’.
Atij i janë shfaqur disa opsione në ekran, dhe më pas ai i ka komentuar secilat nga emrat.
Kur u pyet për Edi Ramën, ai pati një përgjigje të prerë.
“Nuk ka shanse të jetë Edi Rama President i Shqipërisë së Madhe, mund të jetë Ana Kabashi ose vajza ime, por jo Rama, ai është inatçor”, ka thënë Milaim Zeka në ‘Zona e Lirë’.
Pas Edi Ramës, në ekran Zekës iu shfaq ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Zeka tha se Çitakun symbyllur do ta zgjidhte presidente.
“Vlora është shumë e bukur, e zgjuar dhe e kisha zgjedhur me sy mbyllur Presidente, me kusht që mua të më ketë këshilltar të parë”, u shpreh Zeka.
Tutje ai ka folur edhe për jetën e tij si deputet dhe privilegjet që shpeshherë thuhet se mund t’i kenë ata.
“Kur kam shkuar nëpër udhëtime, nuk kam paguar kurrë një hotel më shumë se 30 euro nata me lekët e taksapaguesve. Madje, edhe pijet alkoolike nuk i kam paguar kurrë me lekët e taksapaguesve”, ka thënë ai.