Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se do të dëshironte shumë që ta shihte të arrestuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Zeka në një postim në facebook shkruan se edhe nëse Kryeparlamentari Veseli nuk është i përfshirë me të arrestuarit për fajde, do të donte shumë ta shihte të poshtëruar nga personat që ai i ka vendosur nëpër institucione.
“Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!”, shkruan Zeka në facebook.
Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:
Kadri Veseli u ba norvoze me fajdegjinje
Mire u kane me arrestu
Ja paskan permend emrin. Paska edhe inqizime, madje prej vitit 2013. As ne pyetje nuk ashte marre. Nuk di nese Kadria i ka marre 200 mi euro apo jo, ama edhe nese nuk i ka marre, shume bre kisha pase qef me pa Kadrine me pranga, edhe ne burg, edhe te poshtrum nga ata qe i ka vendos neper institucione.
Me ba me qu ne qeli, ndoshta i bjen ndermend me dite se sa poshte ka ra sistemi i drejtesise. Per nje video te tille ra qeveria ne Austri, ketu te ne bash kujte palla nuk i hane. Mjafton me kane i forte, dhe ne majat e partise…!!!