Zeka për Kurtin: Ky njeri është totalisht i çmendur, rrezikon interesin e vendit për atë personal

Analisti Milaim Zeka e cilësoi si lider të çmendur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Duke e parë në radarë, ky njeri është totalisht i çmendur, dmth njeri i cili, për me qenë një lider i çmendur në çfarëdo vendi në botë, nuk e rrezikon interesin e vendit për interesin e vet personal, sepse në kushte normale jep dorëheqje, thotë: ‘A e di çka, vëlla, unë do merrem, do shkoj të krijoj një fermë të lopëve’”, tha Zeka në emisionin “Click” në RTV21.

Zeka kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk ka marrë kurrë vendime për vendin.

Madje ai përmendi edhe marrëveshjen e Washingtonit, nënshkrimin e së cilës e ka bërë ish-kryeministri Avdullah Hoti nga LDK-ja.

“Avdullah Hoti gjë lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit nuk ka hiç hiç, atë marrëveshje e ka bërë dhe është meritë prej A-së deri në Zh e Hashim Thaçit, por për shkak të presionit ruso-serb që Angela Merkel së bashku me Boris Johnson ia shpallën aktakuzën përmes Jack Smith, ai është tjetër muhabet”.