Pas numërimit të mbi 90% të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka reaguar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës mori atë që e ka merituar dhe se ka dy ngjarje me rëndësi për Kosovën.
Sipas tij Partia Demokratike e Kosovës duhet të shërohet nga koronaviruset brenda saj, pasi që votuesin e vet e ka përdorur jo si vlerë, jo si aktivist, por tamam si “sakëz”.
Zeka tha se Kosova është gjysmë shtet, e ka nevojë të bëhet shtet përnjëmend dhe se ka shumë sfida para vetes.
Postimi i plotë:
Dy ngjarje me rendesi per Kosoven!
E para, fitorja e LVV dhe Vjosa Osmanit, ku LDK e mori ate qe moti e ka merituar, dhe….
E dyta, shkuarja e PDK-se ne opozite per here te dyte. Kjo parti duhet te sherohet nga koronaviruset brenda saj, pasi qe votuesin e vet e ka perdorur jo si vlere, jo si aktivist, por tamam si sakëz, me perdorim te njehershem parazgjedhor. Pertype e gjuje!
Deputetet e partive politike, duhet me e degju zerin e shumices qytetare, dhe ne kete menyre duhet me votu mandatarin per qeverine e re. Nuk duhet degjuar asnje ze per bojkotim, apo sabotim. Kosova eshte gjysem shtet, e ka nevoje mu ba shtet pernime. Kosova ka shume sfida te renda perpara vetes, te cilat duhet m’i kalu. Nuk ban me ja dhane shancin Vuqiçit e me thane neper bote: qe, a ju kemi thane, shqiptaret nuk dine me ba shtet.
Mos harroni te nderuar qytetar se garat zgjedhore jane sikurse nje ndeshje futbolli. Te gjithe hyjme me shpresat e fitores te ekipes tone. Edhe shajme. Edhe perlahemi. Ama prap dalim bashke, ashtu siç edhe kemi hyre, nga te njejtat dyer!
Urime te gjitheve per zgjedhje te qeta!
Urime fituesve!