Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka sulmuar Haki Abazin e VV-së, duke thënë se ky i fundit ishte “koronavirusi” i qeverisë Kurti.
Zeka me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Abazi e kishte gënjyer Kurtin se kinse ka kontakte me SHBA-të.
Ai ka shtuar se ambasada në Jeruzalem nuk mund të largohet asnjëherë pa kërkesën e presidentit amerikan, Joe Biden dhe miratim nga ana e Izraelit.
Postimi i plotë i Zekës:
Haki Abazi, prape ka me ja thy qafen Albin Kurtit, me mengelen e Washingtonit
Koronavirusi i qeverise Kurti, njeriu i 1000 skandaleve dhe keqeperdorime, Haki Abazi, e pati rrejte fort e keq Albin Kurtin, duke i thene se “mbane kontakte te forta me Ameriken”! Ky balosh, me shume te tjere, e nxiten Albinin deri ne ate mase, saqe per nje moment i dukej vetja se ishte Stalini perballe Titos, apo shoku Enver perballe Kadri Hazbiut, e keshtu me radhe.
Taksa ja ka pas thy qafen, tash ambasada ne Jerusalem. Ata ambasade, jo Albini, po gjashte milion nuk munden me levize pa kerkesen e presidentit Biden, dhe miratimit nga ana e Izraelit.
BE nuk ekziston ne praktike. Po te ekzistonte, pse nuk e njohin pese vendet anetare? Pse Hungaria si anetare bane me pase ambasade ne Jerusalem, e Kosova jo?!
Albini i ka pas degju edhe do keshilltare te nentokes gjermane, po keq i doli. Lereni ambasaden aty ku eshte. Mos folni per hatrin e disa qeverive te lindjes, te cilave qe 2000 vite, vetem sherrin ua kemi pa. Koka e BE se eshte Amerika, prandaje vetem keshillat e saje duhet me pase vlere per Kosoven!