Zefaj: Institucionet publike janë stërmbushur me njerëz të Vetëvendosjes

Profesori Engelbert Zefaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndjekur një strategji të qëllimshme për të marrë kontrollin e institucioneve publike.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Zefaj tha se pas ardhjes në pushtet, Vetëvendosje ka vepruar shpejt duke i mbushur institucionet me njerëz të saj, duke filluar nga bordet e ndërmarrjeve publike e deri te pozitat drejtuese.

“U mbushën pothuajse të gjitha institucionet me njerëz të Vetëvendosjes dhe ata kanë pasur një strategji shumë të fortë. Menjëherë i kanë kapur institucionet publike, qofshin ato në nivel qendror apo komunal, dhe kanë nisur t’i mbushin bordet me njerëz të tyre. Më pas, këta borde i kanë zgjedhur shefat ekzekutivë të partisë së tyre, ndërsa shefat ekzekutivë i kanë mbushur institucionet me militantë partiakë. Sot, çuditërisht, të gjitha këto kompani publike janë të stërmbushura dhe kanë mbipopullim me njerëz që kanë emër dhe mbiemër të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Zefaj.