Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një artikull fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ku ka shkruar edhe për çështje të dialogu Kosovë – Serbi. Gazeta e citon një zëdhënës të Albin Kurtit se “tash është koha e duhur” për normalizim marrëdhënieve përmes njohjes së sovranitetit të Kosovës nga Serbia.
Kurti, nëpërmjet një zëdhënësi, i tha Financial Times se “tani jemi ndër demokracitë më elastike dhe më të gjalla në Evropë”.
“Është koha që realiteti i sovranitetit tonë të njihet plotësisht nga Serbia, që kufijtë e Evropës të mbeten të fortë dhe të sigurt dhe që anëtarësimi në BE të ecë përpara”, tha ai. “Koha është e pjekur që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet.”
Më tej gazeta citon top-zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si Kaja Kallas dhe Marta Kos se e vetmja mënyrë për të ecur para për Kosovën dhe Serbinë “është përmbushja e të gjitha obligimeve” të marra.
“Ne presim që të gjitha detyrimet… të zbatohen pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”, thanë ata.










