Zëdhënesi i AAK: Rrugedalja nga gjendja në te cilën ndodhemi janë zgjedhjet

Zëdhenesi i AAK-së,Kushtrim Xhemaili  ka thënë se vendimi i AAK-së është i qartë se rrugedalja nga gjendja në te cilën ndodhet vendi është shkuarja ne zgjedhje të parakohshme parlamentare.

”Mendimi ndryshe dhe sugjerimet pasqyrojnë demokracinë e brendshme në parti. Pra, nuk ka përçarje; ka debat dhe diskutim politik. Qendrimi i Aleances është i qartë. Rrugedalja nga gjendja në te cilën ndodhemi është shkuarja ne zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për këtë kemi nisur përgatitjet si parti”, tha zedhenesi i AAK-së,Kushtrim Xhemaili.

Mendim ndryshe nga AAk-ja pati Besnik Krasniqi, kryetar i degës së AAK-së në Prizren.

Ai për RTV21 tha se ‘’Propozimi i Konjufcës nga ana e VV-së besoj se do të ishte mirë që ta krijonim Qeverinë e re së bashku me zotin Konjufca”.