Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka reaguar ashpër ndaj momentit kur Egli i kërkoi falje në gjunjë Gjestit. Përmes disa postimeve në InstaStory, ai nuk kurseu kritikat, duke e cilësuar veprimin e saj si të turpshëm dhe pa dinjitet.

“Turp i Zotit, femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj” – shkroi ai, duke e dënuar ashpër sjelljen e saj brenda shtëpisë së famshme.

Në një tjetër postim, Zebërvoki hodhi një koment ironik mbi të kaluarën e Eglit, duke iu referuar ish-lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Ols Bylyku.

Foto: Zebervoki/InstaStory

“Tani po e kuptoj se pse ish-i i kësaj shtoi 20 kile pas ndarjes…” – shkroi ai, duke e lënë të kuptohet se marrëdhënia me Eglin mund të ketë qenë një faktor stresues për partnerin e saj të mëparshëm.

Këto komente kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me disa ndjekës që e mbështesin qëndrimin e tij dhe të tjerë që e kritikojnë për gjuhën e ashpër ndaj Eglit.

Foto: Zebervoki/InstaStory

Për momentin, Egli nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Zebërvokit, por situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.