Pas konfirmimit të tij në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare jashtë botës së ekranit, duket se Jozefin Marku nuk ka mundur ta mbajë tërësisht të fshehtë jetën e tij sentimentale.
Së fundmi, këngëtari ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi nga një ndeshje padeli, ku shihej përkrah një vajze – megjithëse pa zbuluar fytyrën e saj. Postimi i tij shoqërohej me mbishkrimin: “We love Padel (Ne e duam Padelin)”, një detaj që në fillim mund të dukej i pafajshëm, por që mori menjëherë vëmendje nga ndjekësit e tij të shumtë.
Sipas burimeve dhe vëzhgimeve të fansave, vajza në fjalë është Xhoana Toshi – e njëjta që vetëm pak ditë më parë ishte parë duke përqafuar Jozin në një koncert. Edhe pse çifti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për lidhjen e tyre, të gjitha sinjalet duket se çojnë në të njëjtin përfundim: mes tyre ka më shumë sesa miqësi.
Emri i Xhoanës është përfolur më herët në rrjetet sociale për një lidhje të mundshme me Jozin, por tani duket se çdo gjë po merr formë më të qartë dhe të hapur.Publiku ka nisur të lidhet me këtë romancë të re të personazhit të njohur, i cili zakonisht ka qenë shumë diskret për jetën e tij private.
Jozi përndryshe gjatë kohës sa ishte sivjet banor i shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ishte në lidhje me modelen bukuroshe Loredana Brati.