Zbulohet testamenti i Jeffrey Epstein i shkruar dy ditë përpara vdekjes, ja kujt ia dhuroi

Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein kishte planifikuar që pasuria e tij të shpërndahej mes miqve, familjarëve, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve pas vdekjes. Testamenti i tij, nënshkruar më 8 gusht 2019, dy ditë para se të gjendej i vdekur në burgun e Manhattanit, parashikonte dhurime të mëdha për partneren e tij të fundit, Karina Suljak, dhe të tjerë.

Suljak do të merrte 42,194,100 dollarë, një unazë diamanti 32.73 karatësh, ishullin Little St. James, pronën në New Mexico, apartamentin në Paris pranë Harkut të Triumfit, si dhe pasuri të tjera në Palm Beach dhe Manhattan. Ajo do të merrte gjithashtu 48 diamante të tjera të Epstein.

Avokati i tij i hershëm, Darren Indyke, dhe kontabilisti Richard Kahn, secili planifikonin të merrnin 42,194,100 € dhe 21,097,050 €. Ghislaine Maxwell, e dënuar me 20 vjet burg për mashtrim, do të përfitonte 8,438,820 €, ndërsa vëllai i Epstein, Mark, dhe piloti i tij, Larry Wysocki, secili 8,438,820 €.

Megjithatë, shumica e pasurisë u transferua në një fond besimi për të kompensuar viktimat dhe për të paguar taksat dhe tarifat ligjore. Aktualisht, nga shuma origjinale mbeten 127 milionë dollarë.