Zbulohet se Haki Abazi e Luan Dalipi u takuan me asistentin e Marko Djuricit, Dejan Pavicevic

Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e rrëzuar Kurti, Haki Abazi ka zhvilluar takim së bashku me zyrtarë serbë, shkruan Gazeta Metro.

Haki Abazi së bashkua me Luan Dalipin, ish-shefin e kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, janë takuar me Dejan Pavicevic, asistent në kabinetit të Marko Djuricit në Qeverinë e Serbisë.

Këtë e ka zbuluar në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, i cili ka ftuar Prokurorin për hetim.

“I njëjti si zëvendëskryeministër (Haki Abazi) bashkë me Luan Dalipin, ish-shefin e Kabinetit të ish-kryeministrit, Albin Kurtit, ka ba një takim me Dejan Pavicevic, i cili është përfaqësues i kabinetit të Marko Djuricit”, tha Lushtaku, transmeton Gazeta Metro.

Dejan Pavicevic është asistent në zyrën e Marko Djuricit, po ashtu ai është zyrtar ndërlidhës i Qeverisë së Serbisë pranë misionit të BE’së në Prishtinë. Emri i Pavicevicit ishte bërë i njohur kur ishte bllokuar nga autoritet kosovare mbi 4 orë në kufi të Kosovës.

Lushtaku ka ftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi që të sqaron para Prokurorisë takimet misterioze të përfaqësuesve të Qeverisë Kurti me zyrtarët e Serbisë.