Zbulohet sa finalistë do të jenë në Big Brother VIP Albania

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 së fundmi erdhi një ‘zarf i bardhë’.

Banorët duhej të argumentonin se cili prej tyre e meriton finalen, ku edhe bëhet e ditur se sivjet janë vetëm katër finalistë.

Secili nga ta duhej të zgjidhnin katër emra se kush prej tyre e meriton finalen e madhe.

 

Të gjithë konkurrentët e këtij formati në mesin e finalistëve kanë përzgjedhur këngëtarin pejan, Gjestin.

Nga ana tjetër finalja e madhe u njoftua se do të mbahet më 19 prill (e shtunë).

Kanë mbetur edhe dhjetë banorë, ku tani do të largohen me rend nga ky format.

Ata vlen të ceket se garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.