Zbulohet prapaskena me Modric, agjenti i FIFA-s: Milani e donte qysh në kohën e Braida

Një prapaskenë interesante rreth Luka Modrić del në dritë. Agjenti i FIFA-s, Marko Naletilic, ka treguar për “Tuttomercatoweb”: “Kur ai luante ende te Tottenham (2008-2012), kujtoj që Ariedo Braida mendoi seriozisht për të gjatë një merkatoje verore. Pastaj, për arsye të ndryshme të merkatos, unë nuk e thellova më tratativën në emër të Milanit dhe kuqezinjtë ndoqën pista të tjera”.

Pra, Modrić ka qenë një ëndërr e vjetër e Milanit, shumë vite para se të bëhej legjendë te Real Madridi. Kësaj vere, duke përfituar nga rrethanat, lamtumira nga “Los Blancos”, Igli Tare nxitoi ta kontaktonte dhe arrinte marrëveshje me tashmë 40-vjeçarin Modric. Një goditje luksi për Serie A, sepse kemi të bëjmë me fituesin e “Topit të Artë” dhe 6 Champions League.

The post Zbulohet prapaskena me Modric, agjenti i FIFA-s: Milani e donte qysh në kohën e Braida appeared first on Telesport.