Një varrezë dinozaurësh 220 milion vjeçare është zbuluar në perëndim të Argjentinës, ku janë gjetur eshtrat e dhjetë kafshëve, sipas kërkuesve argjentinas.
« Janë rreth dhjetë trupa të ndryshëm. Është një masë kockash, pothuajse pa sedimente. Duket sikur kanë bërë një gropë dhe i kanë hedhur brenda. Është impresionuese”, shpjegoi palentologu argjentinas Ricardo Martines.
Sipas shkencëtarit të Institutit dhe Muzeut të Shkencave të Natyrës (IMCN) të Universitetit të San Juan (perëndim), “këto fosile i përkasin basenit Ischigualasto, i cili korrespondon me 220 milionë vite më parë, një epokë nga e cila e njohim pak faunën “.
Varreza u zbulua në shtator të 2018-ës në provincën San Juan (1.100 km në perëndim të Buenos Aies), tha Cecilia Apaldetti, kërkuese pranë IMCN dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të shkencave teknike (Conicet).
Ky zbulim « ka një rëndësi të veçantë pasi janë të paktën shtatë ose tetë trupa dicynodontësh, që janë paraardhësit e kafshëve që i ushqejnë të vegjlit me gji, në madhësinë e një kau, si edhe mbetje të tjera të cilat nuk dihet akoma nëse janë dinosaur apo paraardhësit e krokodilëve të mëdhenj » shpjegoi Martinez.
Argjentina ka fosile të shumta nga tre periudha të ndryshme, Mesozoike Triasike, Jurasike dhe Kretake.
Ato u përkasin kafshëve të ndryshme nga ato të gjendura në Hemisferën Veriore.
Mbledhjet e fosileve më të rëndësishme të dinozaurëve gjenden në Patagoni (jug), rajonet e La Rioja dhe San Juan (perëndim) dhe në provincën e Salta (veri).
atsh-afp