Zbulohet një dron që qëndronte mbi objektin e burgut në Pasjak të Novobërdës

Policia e Kosovës po heton një rast të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar.

Rasti ka ndodhur në burgun në Pasjak të Novobërdës.

“Fshati Pasjak, Novobërdë 16.03.2026 – 22:35. Nga gardiani i burgut është raportuar se kishte vërejtur një dron duke qëndruar mbi burg dhe më pas ishte larguar”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rast.