Pas spekulimeve të shumta në rrjet lidhur me marrëdhënien e Justin Bieber me Diddy-n gjatë adoleshencës së tij, burime të afërta me këngëtarin thonë se nuk ka pasur asgjë të papërshtatshme mes tyre.
Sipas burimeve për TMZ – disa prej të cilave kanë qenë dhe janë ende të përfshira drejtpërdrejt në jetën e Justin – Diddy nuk e ka abuzuar asnjëherë seksualisht apo në ndonjë mënyrë tjetër këngëtarin.
Në vitin 2011, gjatë një paraqitjeje në “Jimmy Kimmel Live!”, Diddy u shpreh se Justin “e di më mirë sesa të flasë për ato që bën me “Big Brother Puff” në televizion kombëtar”, shkruan TMZ.
Ndërkohë, në një video të vitit 2009, ai i premtoi Bieber-it, atëherë 15 vjeç, se do ta lejonte të drejtonte një nga makinat e tij kur të mbushte 16 vjeç.
Ai shtoi gjithashtu se për 48 orë do të rrinin së bashku, duke e quajtur këtë “ëndrra e çdo 15-vjeçari”, por pa dhënë detaje se çfarë do të bënin apo ku do të shkonin.


Burimet thonë se këto momente ishin thjesht për efekt publik dhe se Bieber nuk ka pasur ndonjë lidhje të afërt me Diddy-n; në fakt, ai ishte mik kryesisht me djemtë e Diddy-t, Quincy dhe Justin Combs.
Përfaqësuesi i Justin dha një deklaratë për TMZ: “Edhe pse Justin nuk është midis viktimave të Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar vërtet prej tij. Zhvendosja e fokusit larg këtij realiteti dëmton drejtësinë që këto viktima meritojnë me të drejtë.”