Zbulohet “molla e sherrit”… Real Madridi tentoi të ndryshojë stafin e Xabi Alonsos, por ai refuzoi

Sipas “Marca”, drejtuesit e Real Madridit u përpoqën të ndryshonin stafin teknik të Xabi Alonsos, duke kërkuar përfshirjen e Antonio Pintus, përgatitësin e famshëm atletik dhe fizik. Alonso reagoi prerë, duke iu thënë drejtuesve se stafi i tij është një “vijë e kuqe” dhe se nuk do ta ndryshonte në asnjë rrethanë.

Trajneri spanjoll e bëri të qartë se ruajtja e bashkëpunëtorëve të tij ishte kusht thelbësor për vazhdimin e projektit sportiv. Pas këtij refuzimi, klubi mori një vendim drastik: shkarkoi të gjithë stafin teknik, përfshirë edhe vetë Xabi Alonson.

Lajmi, i bërë publik nga “Marca”, ka shkaktuar bujë të madhe, duke nxjerrë në pah përplasjen mes vizionit të trajnerit dhe kërkesave të klubit. Vendimi tregon se negociatat kanë dështuar plotësisht dhe se Real Madridi ka zgjedhur të mbyllë bashkëpunimin në mënyrë të menjëhershme, pavarësisht profilit dhe prestigjit të Alonsos.

 

 

The post Zbulohet “molla e sherrit”… Real Madridi tentoi të ndryshojë stafin e Xabi Alonsos, por ai refuzoi appeared first on Telesport.